Premiera e fundit

Ky triler është i bazuar në luftën për mbijetesë të 5 të rinjve të ngujuar në Moskë. Ata mundohen t’i mbijetojnë një sulmi shkatërrues të jashtëtokësorëve, i cili pritet çdo minutë.
Pamje të bukura të Moskës janë të gërshetuara me efekte speciale. Ikja nga atmosfera e nderë pasi jashtëtokësorët e marrin gjithë energjinë e Tokës bëhet një sfidë e madhe, dhe një luftë e pakompromis për mbijetesë.
Në rolet kryesore shfaqen Emile Hirsch, Rachael Taylor, Max Minghella, Olivia Thirlby e Joel Kinnaman, ndërkaq regjinë e filmit e la bërë Chris Gorak. Filmi shfaqet nga ora 18 dhe 20.
Paralelisht, në terminin e orës 22 vazhdon të shfaqet filmi aventuristik-triler “Mission: Impossible - Ghost Protocol” (Misioni i Pamundur: Protokoli Fantazmë). Në rolet kryesore paraqiten Tom Cruise, Jeremy Renner, Simon Pegg, Paula Patton, Ving Rhames, ndërkaq regjinë e filmit e ka bërë Brad Bird.