E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratët përkujtojnë procesionin e parë fetar të ‘90-s

08/12/2008  Festa myslimane

Dhjetori i vitit 1990 shënon edhe lëvizjen e parë popullore në Elbasan për lirinë e fesë për të vazhduar më pas me revoltën dhe demonstratën e 14 dhjetorit. Demokratë të vjetër e të rinj janë mbledhur në xhaminë e Nazireshës ku u zhvillua procesioni dhe përballja me sigurimin dhe policinë përballë xhamisë së vjetër të qytetit. Në murin e këtij objekti qindravjeçar u vendos edhe një pllakë përkujtimore që përjetëson kontributin e hoxhës dhe të nismëtarëve të parë të demokracisë. Eduart Haxhihyseni, një ndër organizatorët e kësaj ceremonie 18 vjet më parë tregon se sesi lindën lëvizjet për lirinë e fesë dhe fundi që i gjeti shumë demokratë elbasanas, të cilët përfunduan rrugëve të vendeve evropiane pasi u zëvendësuan nga pseudodemokratë të tjerë që përfituan privilegjet e pushtetit. “Patrullat e policisë ishin shtuar në qytet kur në orën 10.00 të datës 7 dhjetor filloi procesioni i parë. Në sheshin pranë bustit të Kristoforidhit, taksia solli hoxhë Kajon dhe pasi e zbriti filloi nisja. Ishim betuar që hoxha të mos prekej. Në dy krahët e tij që nderuam ne nismëtarët e kësaj ngjarjeje: Eduart Haxhihyseni dhe Agim Denisi. Ndërkohë nga të dy anët e trotuareve grupe njerëzish të të gjitha moshave iu bashkëngjitën nga pas. Këta të rinj si Alush Rusta, Memalla kontrollonin situatë. Vargu i njerëzve sa vinte e shtohej, midis tre edhe njerëz që ishin lajmëruar dhe kureshtarë që u ndodhën rastësisht”, shpjegoi Haxhihyseni. Sipas tij, itinerari po zbatohej dhe të gjithë u kthyen nga bulevardi dhe morën kthesën tek “Burgacia në grykë të Mihanes” tek Piaca dhe arritën në sheshin para Komitetit të Partisë. Me mjaft emocion ai vijoi më tej duke treguar se “më në fund arritëm në xhaminë e Nazareshës. Fare pranë saj ndaluan dy furgona të mbushur me forca të ndërhyrjes që të gjithë me armë. Na morën e na shoqëruan në degë ku fillimisht tentuan të godisnin hoxhën, por ne nuk e lejuam. Ishte qëndresa unike e masive e popullit para degës. Pas 3-4 orëve pasi panë atë kundërshtim, atë presion të qytetarëve jashtë saj, dega na liroi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›