Burg për pesë të arrestuarit me dy kg heroinë
Gjykata e Shkallës së
Parë të Tiranës ka vendosur
masën e sigurisë "arrest
me burg" për pesë
personat e arrestuar pak
ditë më parë në kryeqytet,
si të dyshuar në shitjen e
lëndëve narkotikëve. Pesë
të akuzuarit, përkatësisht
Ibrahim Cani, Ardit Bakalli,
Nikolin Merko, Denis Caveli,
Fatmir Mezini do të
mbahen të izoluar në
paraburgim deri në përfundim
të hetimit të hapur nga
Prokuroria e Tiranës. Ata u
arrestuan para disa ditësh
në kuadër të operacionit
policor të koduar
"Trekëndëshi", me 2 kg
lëndë narkotike që dyshohet
se është e llojit heroinë.
Mendohet se të arrestuarit
merreshin me shpërndarjen
e narkotikëve në rrethet
Elbasan, Peqin, Kavajë
dhe Tiranë. Policia po
punon për dokumentimin
ligjor të aktivitetit të dyshimtë
të tyre, si dhe për
identifikimin e personave
të tjerë që mund të jenë
përfshirë në këtë çështje.
Parë të Tiranës ka vendosur
masën e sigurisë "arrest
me burg" për pesë
personat e arrestuar pak
ditë më parë në kryeqytet,
si të dyshuar në shitjen e
lëndëve narkotikëve. Pesë
të akuzuarit, përkatësisht
Ibrahim Cani, Ardit Bakalli,
Nikolin Merko, Denis Caveli,
Fatmir Mezini do të
mbahen të izoluar në
paraburgim deri në përfundim
të hetimit të hapur nga
Prokuroria e Tiranës. Ata u
arrestuan para disa ditësh
në kuadër të operacionit
policor të koduar
"Trekëndëshi", me 2 kg
lëndë narkotike që dyshohet
se është e llojit heroinë.
Mendohet se të arrestuarit
merreshin me shpërndarjen
e narkotikëve në rrethet
Elbasan, Peqin, Kavajë
dhe Tiranë. Policia po
punon për dokumentimin
ligjor të aktivitetit të dyshimtë
të tyre, si dhe për
identifikimin e personave
të tjerë që mund të jenë
përfshirë në këtë çështje.