Zbulohen autorët e grabitjes me maska të kazinosë në Kavajë
Pranga për dy grabitësit e një
kazinoje në Kavajë. Një nga
të dyshuarit është arrestuar në
Greqi, ndërsa tjetri në qytetin e
Beratit. Burimet zyrtare të Drejtorisë
së Policisë së Tiranës bënë
të ditur se në pranga kanë përfunduar
Marko Kumaraku dhe
Klodian Xhemalaj. Në vijim të informacionit
të datës 28 shtator të
këtij viti, që bën fjalë për vjedhjen
me armë të kazinosë "Apex",
pronë e Rubin Licës, është arrestuar
në Greqi një nga të dyshuarit,
Marko (Artan) Spiro Kumaraku,
31 vjeç, lindur dhe banues në
Urën-Vajgurore. Sipas policisë, ai
është arrestuar për llogari të shtetit
shqiptar dhe ndërkohë pritet
ekstradimi i tij. Ndërsa dy ditë më
parë, grupi hetimor mundi të
identifikojë edhe bashkëpunëtorin
e tij. Kështu, gjatë një operacioni
u bë e mundur kapja e autorit
të dytë të ngjarjes, Klodian
Xhemalaj, 23 vjeç, lindur dhe
banues në Urën Vajgurore Berat,
me arsim tetë klasë, i dënuar më
parë për vjedhje, armëmbajtje pa
leje dhe trafikim të lëndëve
narkotike. Ai u kap pas informacioneve
të sakta që kishte policia.
Sipas të dhënave operative, grabitja
ndodhi në orën 4 të
mëngjesit. Në lagjen nr. 2 të qytetit
të Kavajës, nga pronarët e një
lokali lojërash fati, është njoftuar
se tre persona të maskuar dhe të
armatosur kanë vjedhur aty 75
mijë lekë. Burimet policore thanë
se nga dëshmitarët është mësuar
se në momentin e grabitjes, në
kazino ndodheshin shtatë-tetë
klientë, biznesmenë në fusha të
ndryshme. "Maskat" hynë brenda
të maskuar dhe duke kërcënuar
me automatikë kanë kërkuar
që të gjithë të pranishmit të
mbështeteshin pas murit dhe
mos të kryenin asnjë lëvizje.
Ndërkohë, punonjësit të kazinosë
i është kërkuar të boshatisë arkën
dhe t‘i fusë paratë në një çantë të
vogël. Pas kësaj, grabitësit janë larguar,
por rrugës kanë vënë re Erjon
H., 25 vjeç, të cilit i kanë marrë
me dhunë çelësat e mjetit të tij
"Mercedes Benz C-Klass", me targa
TR9732F. Duke grabitur mjetin
e ndodhur jashtë, tre protagonistët
e ngjarjes janë larguar. Policia
tha se po punohet edhe për
identifikimin e autorit të tretë të
grabitjes.
kazinoje në Kavajë. Një nga
të dyshuarit është arrestuar në
Greqi, ndërsa tjetri në qytetin e
Beratit. Burimet zyrtare të Drejtorisë
së Policisë së Tiranës bënë
të ditur se në pranga kanë përfunduar
Marko Kumaraku dhe
Klodian Xhemalaj. Në vijim të informacionit
të datës 28 shtator të
këtij viti, që bën fjalë për vjedhjen
me armë të kazinosë "Apex",
pronë e Rubin Licës, është arrestuar
në Greqi një nga të dyshuarit,
Marko (Artan) Spiro Kumaraku,
31 vjeç, lindur dhe banues në
Urën-Vajgurore. Sipas policisë, ai
është arrestuar për llogari të shtetit
shqiptar dhe ndërkohë pritet
ekstradimi i tij. Ndërsa dy ditë më
parë, grupi hetimor mundi të
identifikojë edhe bashkëpunëtorin
e tij. Kështu, gjatë një operacioni
u bë e mundur kapja e autorit
të dytë të ngjarjes, Klodian
Xhemalaj, 23 vjeç, lindur dhe
banues në Urën Vajgurore Berat,
me arsim tetë klasë, i dënuar më
parë për vjedhje, armëmbajtje pa
leje dhe trafikim të lëndëve
narkotike. Ai u kap pas informacioneve
të sakta që kishte policia.
Sipas të dhënave operative, grabitja
ndodhi në orën 4 të
mëngjesit. Në lagjen nr. 2 të qytetit
të Kavajës, nga pronarët e një
lokali lojërash fati, është njoftuar
se tre persona të maskuar dhe të
armatosur kanë vjedhur aty 75
mijë lekë. Burimet policore thanë
se nga dëshmitarët është mësuar
se në momentin e grabitjes, në
kazino ndodheshin shtatë-tetë
klientë, biznesmenë në fusha të
ndryshme. "Maskat" hynë brenda
të maskuar dhe duke kërcënuar
me automatikë kanë kërkuar
që të gjithë të pranishmit të
mbështeteshin pas murit dhe
mos të kryenin asnjë lëvizje.
Ndërkohë, punonjësit të kazinosë
i është kërkuar të boshatisë arkën
dhe t‘i fusë paratë në një çantë të
vogël. Pas kësaj, grabitësit janë larguar,
por rrugës kanë vënë re Erjon
H., 25 vjeç, të cilit i kanë marrë
me dhunë çelësat e mjetit të tij
"Mercedes Benz C-Klass", me targa
TR9732F. Duke grabitur mjetin
e ndodhur jashtë, tre protagonistët
e ngjarjes janë larguar. Policia
tha se po punohet edhe për
identifikimin e autorit të tretë të
grabitjes.