E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiklizëm, Jonid Toska e Apolonia kampionë

Etapa e gjashtë, Pogradec-Tiranë me gjatësi 140 kilometra ka shënuar edhe fundin e Rrethit të 65-të Çiklistik të Shqipërisë. Në përfundim, 21-vjeçari i Apolonisë, Jonid Toska, është shpallur fitues i këtij aktiviteti, ndërkohë që titulli për skuadra është marrë me meritë nga fierakët. Etapa e djeshme është fituar nga talenti shqiptar, që garon si profesionist në Itali, Ervin Haxhi, i cili e ka prerë i pari vijën në finish. Megjithatë, Toska ka qenë konstant në paraqitjet e bëra gjatë gjithë garave dhe në fund është konfirmuar si çiklisti më i mirë për këtë vit. Ai ka lënë mbrapa rivalët direktë, Besmir Banushin e Flamurtarit dhe shokun e skuadrës, Paljon Zarka, ndërkohë që Ervin Haxhi nuk ka arritur të konkurrojë për vendet e para në klasifikimin e përgjithshëm pas problemeve në etapën e dytë, Shkodër-Burrel.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›