Morati: Adriano do të kthehet
Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka bërë të qartë se sulmuesi brazilian Adriano do të kthehet përsëri te zikaltërit në fillimin e sezonit të ardhshëm. Edhe pse mediat italiane kanë lënë të kuptohet se trajneri Hoze Murinjo nuk e pëlqen edhe aq sulmuesin problematik, vendimi i presidentit duket i pakundërshtueshëm. "Adriano do të kthehet tek Interi. Ai është një futbollist i madh dhe do të vijë përsëri te ne, nuk kam asnjë dyshim", deklaroi Morati për agjencinë ANSA.