Ronaldo: Adrianon po e presim
15/12/2004
Ronaldo thërret Adrianon te Real Madrid. Qendërsulmuesi brazilian që dje në mbrëmje, ishte në fushë për një ndeshje bamirësie në “Bernabeu”, dëshiron të luajë në krah të bomberit të Interit. "Nëse Adriano vjen në Madrid- ka thënë Ronaldo- do të jetë një blerje shumë e madhe për skuadrën tonë. Këtu do të gjejë vendin e duhur për të fituar trofe të rëndësishme. Kur ishim të dy tek Interi, trajneri Kuper, nuk na vendosi kurrë të dy në sulm, ndërsa tani, mund të luajmë bashkë. Gjithsesi shpresoj të luaj me atë, të paktën në Kombëtare…". Por, në Itali flitet gjithnjë e më shumë, për rikthimin e mundshëm të Ronaldos tek Interi: "Ndihem mirë në Madrid- ka vazhduar fenomeni. Jetoj në një shtëpi të mrekullueshme, jam ambientuar, por kur përpara më del një italian, kjo pyetje është e paevitueshme. Interesante, sepse media ka shkruar shumë për rikthimin tim, megjithëse në të vërtetë askush nga drejtuesit e Interit, nuk ka kontaktuar me mua…".
Braziliani i rikthehet edhe një herë asaj që ndodhi të dielën, në sfidën e “Bernabeut”: "Më vjen keq, sepse tifozët në stadium vijnë për t`u argëtuar dhe të dëgjosh një kërcënim të tillë, frikësohesh. Mendoj se duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar qetësinë nëpër stadiume". Gazeta e përditshme spanjolle "Marca", ka bërë ironi me largimin tuaj të menjëhershëm nga fusha: "Jam larguar i pari? Sinqerisht, arbitri na u afrua dhe na tha të largoheshim me shpejtësi nga fusha, pa na dhënë asnjë arsye. Duhet të them se, i kam vjedhur këpucët në autostradë…"- ka thënë duke qeshur.
Një tjetër argument i rëndësishëm i këtyre ditëve ka qenë përdorimi i Moviolës në fushë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Franko Karraro, i ka kërkuar presidentit të UEFA-s dhe FIFA-s, të vlerësojnë mundësinë e përdorimit të Moviolës në fushë. Kjo gjë nuk i pëlqen Ronaldos. Sipas tij, ky është një eksperiment që nuk të bind: "Me Moviolën në fushë- ka thënë sulmuesi- do të bëhet shumë e komplikuar. Duhen sqaruar mirë rregullat, sepse ka gjithmonë dyshime, edhe në interpretimin e arbitrave".
“Topi i Artë” për Andrij Shevçenkon, sulmuesin e Milanit. Si mendon fenomeni: "Me zemër do të kisha votuar Ronaldinjon, sepse mbi të gjitha është brazilian, por Sheva ka bërë gjëra të mëdha me Milanin dhe e meriton padyshim këtë trofe. Është nga ata sulmues që ndodhet gjithmonë në momentin dhe vendin e duhur. Komplimente!".
Reali është kualifikuar për në Ligën e Kampioneve dhe tani pret i qetë shortin e 1/8-ave, cilën skuadër dëshiron Ronaldo: "Nuk kam preferenca, sepse e dimë që të gjitha skuadrat janë të forta. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe do të japim maksimumin deri në minutën e fundit. Interi? Për mua, do të ishte një sfidë speciale…".