Villas Boas mohon spekulimet

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 16:24
Trajneri i Portos, Andre Villas Boas, ka mohuar spekulimet rreth angazhimit të tij në detyra tjera. 33 vjeçari tashmë ka filluar të konsiderohet si “Jose Mourinho i ri”, pasi udhëhoqi Porton drejt titullit në sezonin e tij të parë të plotë në post.
Villas Boas spekulohet se kërkohet nga Roma, Juventus, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool, por para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Europa League kundër Villarrealit, ai mohoi këto njoftime.
“Janë tregime të pavërteta. Raportojnë se kanë refuzuar Romën sepse do të shkoj në Liverpool, është absurde. Spekulimet janë të natyrshme duke pasur parasysh çka është duke bërë ky ekip. Por, janë informata të rrejshme”, deklaroi Villas Boas.