Daiu, më i suksesshmi nga debutuesit
Përparim Daiu është i vetmi nga shtatë trajnerët zëvendësues të këtij sezoni që e ka nisur me fitore debutimin e tij. Trajneri i tretë sezonal i Shkumbinit regjistroi një fitore të bujshme 4-0 me kryesuesen e kampionatit, Dinamon, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e që përkoi edhe humbjen parë të bluve. Duke parë ecurinë e trajnerëve zëvendësues nga shfaqet kjo panoramë. Kristaq Mile, pasuesi i Gugash Maganit te Shkumbini, humbi me Apoloninë në Fier (1-0, java 3). Vetë Magani, i cili zëvendësoi te Flamurtari, Eqerem Memushin dështoi në Ersekë me Gramozin (2-0, java 5). Zëvendësuesi i Hasan Likës te Vllaznia, Roland Luçi, humbi me Flamurtarin (2-0, java 6). Ndryshim bën vetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ky i fundit e nisi me një barazim në stolin e kolonjarëve kundër Besës (0-0, java 6). Alban Tafaj, i cili zëvendësoi te Tirana kroatin e larguar Ilija Lonçareviç, pësoi humbje 2-1 me Dinamon në “Qemal Stafa (2-1, java 7). Pasuesi i boshnjakut Esad Karishik te Apolonia, Hasan Lika, humbi me Dinamon në kryeqytet (3-2, java 11).
NDESHJET
Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 3: Apolonia-Shkumbini 1-0
Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0
Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0
Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0
Alban Tafaj (Tirana)
Java 7: Dinamo-Tirana 2-1
Hasan Lika (Apolonia)
Java 11: Dinamo-Apolonia 3-2
Përparim Daiu (Shumbini)
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0
Kuzhe zbardh zborin turk
Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, bëri të ditur listën e 20 lojtarëve që do të grumbullojë për zborin e Turqisë, i programuar për të filluar më 4 janar 2010. Lista është e përbërë komplet me lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar, Kategoria Superiore, me përjashtim të sulmuesit të talentuar 17-vjeçar Vasil Shkurtaj, ky i fundit luan me ekipet e moshave të Olimpiakosit në Greqi. Për herë të parë marrin një ftesë për një grumbullim stërvitor me Kombëtaren, Sulejman Hoxha i Apolonisë, Olsi Gocaj e Kastriotit, Ditmar Bici i Tiranës, Klodian Samina i Gramozit, Sokol Cikalleshi i Besës dhe Bekim Bala i Vllaznisë.
1. Shpëtim Moçka (Flamurtari)
2. Sulejman Hoxha (Apolonia)
3. Andi Lila (Tirana)
4. Maringlen Shoshi (Apolonia)
5. Franc Veliu (Flamurtari)
6. Arjan Pisha (Dinamo)
7. Olsi Gocaj (Kastrioti)
8. Ditmar Bici (Tirana)
9. Klodian Samina (Gramozi)
10. Gentian Muça (Dinamo)
11. Emilian Veliaj (Laçi)
12. Sabien Lilaj (Tirana)
13. Jetmir Sefa (Tirana)
14. Emilian Vila (Lokomotiva Zagreb)
15. Gjergji Muzaka (Tirana)
16. Elis Bakaj (Dinamo)
17. Vasil Shkurtaj (Olimpiakos)
18. Odise Roshi (Flamurtari)
19. Sokol Cikalleshi (Besa)
20. Bekim Bala (Vllaznia)
Trajner: Josip Kuzhe
22 Dhjetor 2009