Abidal, kthehet në dhjetor

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka njoftuar se nuk ka vendosur të tërhiqet nga futbolli siq spekulohej në muajt e fundit pas transplantimit të mëlçisë.
“E bëj atë që kërkojnë mjekët nga unë. Ndihem shumë më mirë se para tre muajsh por duhet të shkoj hap pas hapi, ishte operacion i vështirë”, deklaroi Abidal për mediet spanjolle. “Kam filluar ngadalë të punoj në palestër. Do të vazhdoj të përparoj dhe shpresoj se në dhjetor do të jem gati për rikthim në fushë” u shpreh ai.
Abidal erdhi në Nou Camp në verën e vitit 2007 nga Olympique Lyon. Të dielën ai ekzekutoi goditjen e parë nga qendra në ndeshjen miqësore mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës (2:2, 1:4 pas penalltive) në Parc des Princes.