E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo duhet të mësojë respektin

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda beson se Cristiano Ronaldo duhet të mësojë dhe tregojë më tepër respekt për kundërshtarët e tij.

Më herët gjatë javës, Ronaldo u përfshi në një luftë verbale me presidentin e Atleticos, Enrique Cerezo dhe Miranda beson se reprezentuesi portugez duhet të mësojë disa çështje.

“Është fjala për më të mirin në botë. Mendoj se për të qenë më i kompletuar, Ronaldo duhet të jetë më modest. Ai ka kualitete të mira, por duhet të respektojë kundërshtarët e tij”, tha Miranda për Kajuro Perguenta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›