E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Serbia s’është për Evropë

(E plotësuar) Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar Serbinë për shkak të, siç tha ajo, “kontributit që ka dhënë në përplasjet që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, gjatë të cilave janë lënduar disa ushtarë paqeruajtës gjermanë".

“Në një periudhë afatgjatë, ne duam ta udhëheqim jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën drejt Bashkimit Evropian, si dhe ta mbajmë BE-në plotësisht funksionale”, tha Merkel gjatë fjalimit të saj të rëndësishëm para Parlamentit të Gjermanisë, lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, “një gjë e tillë nënkupton se rruga e Serbisë drejt BE-së mund të realizohet vetëm nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën”.

“Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane kanë formuluar shumë herët pritjet e tyre në formën e hapave konkret. Ndjej keqardhje që Serbia deri më tash nuk ia përmbushur ashtu siç duhet këto pritje”, tha zonja Merkel, transmeton agjencia e lajmeve DPA.

Merkel ka shtuar se i vjen keq që Serbia deri më tash nuk i ka përmbushur këto pritje në mënyrën e duhur.

Kancelarja gjermane ka dënuar edhe sulmin e serbëve ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

“Serbia gjithashtua akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, tha zonja Merkel. (REL)

S'ka marrëveshje në Bruksel

Edhe takimi i dytë maratonik në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje. Zyrtarë të BE-së kanë për KosovaTimes se pala serbe sërish është përgjegjëse që nuk ka rezultat në dialog.

“Takimi ka përfunduar pa marrëveshje. Nuk është e qartë nëse do të vazhdojë edhe nesër apo Cooper do ta shpallë të mbyllur këtë raund”, ka thënë për KosovaTimes zyrtarë të Bashkimit Europian.

Vazhdojnë në Bruksel

Takimi i sotëm ka zgjatur dhjetë orë dhe në të delegacioni serb nuk është pajtuar me zgjidhjet të cilat i ka përkrahur Bashkimi Evropian.

Prishtinë 1 dhjetor

Pavarësisht kohës së gjatë që kanë kaluar me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, gjatë ditës së enjte, në Bruksel, zyrtarët europianë nuk mundur të raportojnë për ndonjë përparim në bisedimet mes palëve.

Sido që të jetë zyrtarët europianë që kanë folur në kushte anonimiteti nuk kanë përjashtuar mundësinë që bisedimet të vazhdojnë edhe sot.

“Ata vazhduan takimin pas darkës. Nuk përjashtojë që ato të vazhdojnë edhe nesër” kanë thënë burime të gazetës.

Delegacionet e kishin filluar raundin e tetë të bisedimeve të mërkurën në kryeqytetin europian pa u marrë vesh për asgjë, por në fund të ditës së parë zyrtarët europianë megjithatë kishin lënë vend për pak shpresë.

Nga atje ishte dërguar mesazhi se megjithatë palët kanë lëvizur pak drejt marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sido që të jetë lehtësuesi Robert Cooper duket se nuk ka pasur t’i thotë shumë shefes së tij, Baroneshës Catherine Ashton, rreth progresit në bisedime kur është parë duke biseduar në korridoret e ndërtesës ku janë zhvilluar bisedimet.

Pikërisht kjo edhe ka qenë arsyeja që Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme ka qenë e kujdesshme në konferencën për media pas takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE’së duke përmendur vetëm vazhdimin e dialogut e jo edhe ndonjë rezultat.

Rezultati në dialog, sidomos rreth pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, ai për menaxhimin e integruar të kufirit ose sipas diskursit serb për pikat administrative në veri, dhe gjendja e përgjithshme në atë pjesë, të enjten në Bruksel janë përmendur si element kryesorë që do të merren parasysh kur të vendoset rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE, më 5 dhjetor.

“Qëllimi i dialogut është që të shikohen çështjet praktike që prekin ata që jetojnë në veri të Kosovës” ka thënë Ashton.

“Kolegët në Këshillin për Politikë të Jashtme ishin mjaftë të interesuar që të sigurohen se mesazhi për heqjen e barrikadave dhe ndaljen e dhunës të kuptohet nga secili” ka shtuar ajo.

E në një nga prononcimet që i ka bërë për dialogun në Bruksel, Ashton ka kërkuar që dy palët të bëjnë më shumë përpjekje për të arritur marrëveshje.

Më pas, zyrtarja e BE’së, krejt këtë e ka ndërlidhur me kandidaturën e Serbisë.

“Ne po ashtu diskutuam për mundësinë e Serbisë që të vijë më afër Bashkimit Europian dhe për marrëdhënien në kontekst të perspektivës europiane që duhet të zhvilloj me Kosovën ” ka thënë Ashton.

Ashton ka vazhduar duke thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Serbisë Boris Tadic, i cili sipas saj, e di se dhuna në veri duhet të ndalet, derisa ka kërkuar presion maksimal të Beogradit ndaj atyre që po nxisin dhunë në veri dhe që barrikadat atje të hiqen.

“Jam e sigurt se shtetet anëtare të kur të diskutojnë në Këshillin për Çështje të Përgjithshme do të hulumtojnë se çka është bërë dhe çka është thënë dhe cika është debati i tyre për të ardhmen” ka thënë Ashton.

Ajo ka paralajmëruar edhe një takim së shpejti me Kryeministrin Thaçi.

Para fillimit të takimit, në orët e mëngjesit të së enjtes Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic kanë dhënë parashikime të zymta për dialogun.

Negociatori serb ka deklaruar se ka shanse për arritjen e një marrëveshjeje rreth pikave administrative në veri, por kjo sipas tij, varet nga pala tjetër që sipas tij, është duke prezantuar kërkesa maksimaliste.

Stefanovic ka thënë se mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, por zgjidhja sipas tij, duhet të nënkuptojë që vija administrative të jetë administrative, pa shenja shtetërore të cilat ka thënë se po i kërkon Prishtina.

Shefja e delegacionit të Kosovës, ndërkaq, ka theksuar se ka shanse që të arrihet diçka për menaxhimin e integruar të kufirit, por sipas saj një gjë e tillë do të jetë mjaftë e vështirë.

“Ngërçi ka të bëjë me mentalitetin e Serbisë e cila po vazhdon të pengojë bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në forumet rajonale . Besoj fuqishëm se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri në rajon” ka thënë Tahiri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›