E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Të dy palët bënë krime

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:28

Forcat e të dyja palëve në konfliktin libian kanë bërë krime lufte. Libia ndërkaq kërcënohet me eskalimin e sulmeve dhe vrasjeve në shenj hakmarrjeje, nëse në vend nuk vendoset rendi dhe ligji, vlerësoi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International (AI).

Në raportin e saj thekson se sulmet e Gaddafit ndaj demonstruesve civilë paraqesin krime kundër njerëzimit, ndërkaq arrestimet ad-hoc, keqtrajtimet e të arrestuarve dhe rrëmbimet janë krime të luftës.

Nga ana tjetër, AI kritikon edhe kryengritësit libianë, duke theksuar se rrëzimi i Gaddafit pas 42 viteve në pushtet ka krijuar “një vakuum institucional dhe të sigurisë”, të cilin të dyja forcat e shfrytëzuan për vrasje hakmarrëse dhe për keqtrajtime, njoftoi agjencia Reuters.

Veç kësaj, AI i ka bërë thirrje Këshillit Transicional Kombëtar të Libisë për t’i hetuar krimet e kryera nga të dyja palët, në veçanti ato që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›