Ronaldo “çmend” klubet e mëdha, Siti jep 120 mln, në lojë edhe Junajtid
LONDER - Mançester Siti duket gati të ofrojë një shumë prej 120 milionë eurosh (95 milionë stërlinash) për të marrë nga Reali i Madridit Kristiano Ronaldon. Lajmi ka qarkulluar dje në mediat angleze e portugeze, aq sa klubi i sheikëve arabë është detyruar t’i hedhë poshtë këto zërat, duke deklaruar se “nuk ka bërë asnjë hap për të marrë portugezin”.
Sipas drejtuesve të Sitit, kjo zhurmë është krijuar nga agjenti i futbollistit Horge Mendez për të marrë një rritje rroge nga Reali i Madridit. Por, për momentin klubi merenges nuk mund të ofrojë një kontratë më të madhe se ajo aktuale, duke qenë se më pas do të ishte i detyruar të paguante 52 % taksa, në bazë në ligjit “Beckham”. Por, mediat angleze e portugeze insistojnë se oferta e Mançester Sitit është reale. Kalimi i Ronaldos në radhët e Sitit do të ishte një goditje shumë e rëndë për tifozët e Mançester Junajtid, të cilët ëndërrojnë një rikthim të portugezit në radhët e tyre. Ndoshta, e kombinuar kjo me një largim të Uejn Runit, që ka nisur tashmë nga kapriciot, duke bërë që edhe Aleks Ferguson të humbasë durimin.
Pastaj, mbetet aktuale hipoteza se kur të largohet skocezi, në stolin e Mançester Junajtid do të ulet Zhoze Murinjo. Me marrjen e tij dhe të Kristianos, gjithçka duket perfekte. Por, për drejtuesit e “Djajve të Kuq” e gjithë kjo është një fanta-merkato, teksa më e freskët është ideja që ata të marrin në muajin janar brazilianin Leandro Damiao nga San Paolo. Mes palëve është zhvilluar tashmë një takim dhe duket se ka një akord për në merkaton e dimrit.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)