Spalleti:Milani nuk është favorit në Grupin C

Trajneri i Zenit St Petersburgut, Luciano Spalletti, ka hedhur poshtë sugjerimet që e konsiderojnë Milanin si favorit në Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Rossonerët janë në një grup me klubin rus, Anderlechtin dhe Malagan, dhe në shikim të parë është e qartë se ata janë favoritë, mirëpo kështu nuk mendon strategu italian.
“A është Milani favorit? Pres një grup të balancuar, gjë që i bën gjërat më të komplikuara”.
“Gjatë kohës sa kam punuar në Rusi kemi dhënë maksimumin nga mundësitë tona dhe kemi arritur të fitojmë disa trofe”.
“Në Ligën e Kampionëve duhet të angazhohemi edhe më shumë. Prandaj kemi transferuar Hulkun dhe Alex Witsel”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia.