Zenit godet dy herë

Sipas medieve portugeze, për sulmuesin e Portos, që ka realizuar 54 gola nga 103 ndeshje nga viti 2008 në Porto, klubi rus ka shpenzuar plot 40 milionë euro.
Ndërkohë, përfaqësuesi brazilian, i cili ishte bërë shënjestër e Chelseat kohëve të fundit, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Ndërkaq, përfaqësuesi belg, i cili ishte pjesë e Benficas nga viti 2011, ku kishte realizuar 5 gola nga 51 ndeshje, ka nënshkruar po ashtu kontratë pesëvjeçare, ndërsa për të Zeniti ka shpenzuar plot 40 milionë euro.
Pra, rusët shpenzuan 80 milionë euro për vetëm dy transferime, belgun 23 vjeç dhe brazilianin 26 vjeç.
Klubi i kolosit të gazit Gazprom, që udhëhiqet nga trajneri Luciano Spalletti, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Së fundmi flitet se Zeniti ka shfaqur interesim edhe për mesfushorin portugez të Manchester Unitedit, Luis Nani, që ka përfunduar në bankinën e ekipit të Sir Alex Fergusonit.