Ibrahimovic, në histori të PSG-së

Mirëpo, nëse ky gol e ka ndihmuar PSG-në drejt fitores 2:1, do të jetë edhe i dobishëm që ish sulmuesi i Malmos, i Ajaxit, i Juventusit, i Interit, i Barcelonës dhe i Milanit të hyjë në histori.
Në fakt, suedezi e ka realizuar golin më të shpejtë në histori të Paris Saint-Germainit në kampionat.
Me vetëm 27 sekonda, Ibrahimovic e ka mposhtur golin e Nordine Kourchi (mbrojtës i Lille), i cili kishte realizuar pas vetëm 45 sekondash dhe Safet Susic, autor i një goli pas vetëm 48'', gjithnjë me Lillen.
Mirëpo, nuk bëhet fjalë për golin më të shpejtë absolut për gjigantin parisien. Golin më të shpejtë për Paris Saint-Germain e kishte realizuar Paul Le Guen, i cili ndaj ekipit qipriot Apoel Nicosia, në Kupën e Kampionëve të atëhershme kishte shënuar pas vetëm 13 sekondash.