E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mbështet Wayne Rooney-n


Cristiano Ronaldo ka mbështetur Wayne Rooneyn, duke këmbëngulur se ylli i Anglisë do të luajë mirë për kombëtaren e tij.

"Wayne Rooney tentoi shumë, por ai nuk luajti vetëm. Kur nuk vjen, kur nuk shënoni gol ose nuk luani mirë, faji gjithnjë u mbetet lojtarëve më të mëdhenj. Por Wayne Rooney është lojtar i madh dhe do të bëjë punë të mirë", theksoi Ronaldo për BBC.

Kjo mbështetje e Ronaldos për Rooneyn është e pazakontë, kur dihet se që të dy kishin pasur një konflikt në Botërorin e kaluar, kur Ronaldo detyroi gjyqtarin e takimit të ndeshjes Portugali-Angli, t'i tregojë kartonin e kuq Rooneyt, ku u eliminua edhe kombëtarja e Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›