Xhaka dhe goli i falur
Pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri, Granit Xhaka ndodhet mes dy zjarreve. Nga njëra anë tifozët kuqezi që vazhdojnë të jenë të ndarë në qëndrime rreth tij dhe katër shqiptarëve të tjerë të Zvicrës dhe nga ana tjetër, akuzat në shtetin helvet për golin e shpërdoruar në fundin e ndeshjes.
Ishte minuta e 84-rt kur i vetëm me Ujkanin, Xhaka nuk shënoi edhe golin e tretë në portën shqiptare. Ky episod evitoi një humbje turpëruese për kombëtaren e De Biasit, por ka sjellë reagime të shumta në Zvicër. Mediat zvicerane nuk kanë dyshime për rastin e shpërdoruar, madje e përditshmja “Blick” ngrinte pyetjen: “Çfarë ndodhi Granit” dhe në komentet e shumta është nënvijëzuar se mesfushori nuk shënoi qëllimisht.
Pikëpyetje rreth një rasti të humbur qëllimisht u ngritën edhe në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa Xhaka e komentoi shkurtimisht këtë çështje edhe në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin Klan.
Për këtë episod ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. “Lojtarët shqiptarë ishin nervozë sepse luanin kundër Kombëtares së tyre. Xhaka duhej ta kishte shënuar golin e tretë, për të mbyllur përfundimisht ndeshjen. Ndoshta e humbi nga emocionet prej tifozëve të shumtë. Megjithatë ai vrapo shumë në këtë ndeshje dhe kishte shpenzuar mjaft energji”.
Në fund, Hitzfeld vlerësoi edhe tifozerinë shqiptare të pranishme në “Sëissporarena” të Lucernës. “Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm dhe nuk e besova që do të vinin 12 mijë tifozë në stadium. Por, kur e pashë mbeta pa fjalë, pasi një numër i tillë tifozësh nuk e ndjek as Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ata janë një prej tifozerive më të zjarrta që kam parë”, tha 63-vjeçari gjerman, që me tifozeri të jashtëzakonshme është mësuar në Bundesligë ku ka drejtuar Borusian e Dortmundit apo Bajernin e Mynihut.