Lëndohet De Rossi

Daniele De Rossi do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Bullgarisë të premten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
Mesfushori italian i Romës u dëmtua në tentimin e tij për të bllokuar topin në golin e dytë të Bullgarisë në barazimin 2-2 në Sofje.
Kurse, e përditshmja italiane Il Messaggero ka njoftuar se mesfushori do të kthehet në Romë për të pushuar për dy javë para se të jetë në gjendje ti ndihmojë skuadrës së Zdenek Zemanit në vazhdim të sezonit në Serie A.