E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk është vetjak

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka insistuar se Cristiano Ronaldo nuk është futbollist vetjak dhe është i lumtur që më tepër futbollistë të tij janë duke realizuar gola.

Ronaldo, i cili realizoi 54 gola në 53 ndeshje të sezonit të kaluar, shpeshherë është kritikuar që ndjek gola në përpjekje të suksesit personal. Por, Mourinho beson se e tillë është mënyra si luan 26 vjeçari dhe insiston se ai nuk është vetjak.

“Gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo nuk është futbollist vetjak. Po ashtu kam thënë se është e pamundur të ndërroni gjakun e tij. Jam i lumtur që të gjithë sulmuesit janë duke shënuar gola” tha Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›