Ronaldo, sot bën sefte në Tiranë
Portugalia në udhëheqjen e trajnerit Karlos Keiroz e kapitenit Kristiano Ronaldo do të mbërrijë sot në Tiranë. Skuadra portugeze do të zhvillojë në mbrëmje stërvitjen njohëse në “Qemal Stafa” , përpara se të përballet ditën e shtunë në ndeshjen zyrtare (20:45). Portugalia do të jetë me të gjithë emrat e mëdhenj në një ndeshje që konsiderohet si vendimtare për shpresat e luzitanëve për kualifikim. Ylli portugez mbërrin për herë të par në Shqipërri. Edhe dyshimet për aktivizimin e Kristiano Ronaldos ndaj Shqipërisë, për shkak të dëmtimit që ai kishte pësuar, tashmë janë shuar. Asi i Mançester Junajtid zhvilloi dje një seancë stërvitore të diferencuar edhe pse vazhdon të ndjejë dhembje në muskujt e kofshës dhe ata të barkut. Synimi i kësaj stërvitjeje ka qenë rikuperimi i problemeve fizike. Gjithsesi është thuajse 100% e sigurt, që fituesi i ‘Topit të Artë 2008’ do të luajë ndaj kuqezinjve të shtunën, pavarësisht problemeve muskulore. Kjo konfirmohet edhe nga stafi mjekësor i përfaqësues luzitane. Edhe Tiago i Juventusit dhe Duda i Malagës kanë probleme fizike.
Shqipëria në Botëror
Shqipëria olimpike do të marrë pjesë në Lojrat Botërore të të Rinjve në Singapor, që do të zhvillohet në Singapor në vitin 2010, si e ftuar speciale e FIFA-s. Ftesa kanë marrë edhe vendet e tjera të kontinentit evropian si Lihteshteinin, Malin e Zi, San Marinon. Nga shtetet e tjera janë Singapori, Kuba, Bolivia, Vanuatu e Zimbabve. Pjesëmarrësit në Lojrat Botërore do të jenë nga mosha 14-18 vjeç.
5 Qershor 2009