E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjeli: “Në futboll nuk ekziston mëshira”



Mbrojtësi Kristi Vangjeli beson shumë te aftësitë e skuadrës soë për të bërë një ndeshje të mirë përballë një gjiganti si Portugalia. “Jemi përpara një ndeshje që për ne konsiderohet shumë e rëndësishme. Është e vërtetë që nuk kemi ndonjë synim të rëndësishëm për të arritur, por na duhet të ngjitemi sa më shumë në klasifikim” – tha 24 vjeçari, i rekrutuar në Kombëtare nga “plakushi” Oto Bariç. “Ajo që na ndihmon shumë për të shprehur të gjitha vlerat tona është ana e qetë psikologjike, ndryshe nga kundërshtari që ka një presion të madh mbi vete. Portugezëve i duhet patjetër fitorja, por vështirë se do ta arrijnë. Ata e dinë mirë se po nuk fituan do të mbesin jashtë finaleve të Botërorit 2010, por ky është problemi i tyre. Në futboll nuk ka mëshirë, por lojë të ndershme dhe fiton më i miri”, - përfundoi Vangjeli, një mbrojtës që ka bllokuar me sukses holandezin Robin van Persi, por dhe Kristiano Ronaldon në ndeshjen e parë.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›