Ronaldo vlen sa një lagje në Barcelonë
Kristiano Ronaldo tashmë është futbollisti që ka kushtuar më shumë në historinë e futbollit. Transferimi i tij nga Mançester Junajtid, për te Reali i Madridit ka kushtuar as më pak dhe as më shumë, por 94 milionë euro dhe bëhet fjalë vetëm për kartonin e tij dhe listës së shpenzimeve nuk i shtohet paga. Sa për kujtesë, në fillim të sezonit që përfundoi në Spanjë, rezultati më surprizues ka qenë fitorja e skuadrës së Numansias ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0. Heroi i takimit ishte Mario Martinez Rubio, i cili gjeti dhe rrugën e rrjetës për Numansian. Në fakt, paga e tij vjetore është një ndër më të voglat në Primera Divizion, pikërisht 124 mijë euro. Me vlerën e kartonit të Ronaldos, Rubio do të merrte pagën e tij vjetore për plot 758 sezone. Ndërkohë, llogaritjet e vlerës së yllit portugez, nuk mund të mjaftohen më shumëfishin e rrogës së një tjetër lojtari. Me aq para, mund të blesh plot 900 apartamente me një sipërfaqe prej 80 metrash në Barcelonë. Afërisht një lagje. Nëse dëshiron t’i futesh fuqishëm biznesit, mund të blesh kompaninë ajrore “Vueling”. Ajo është kuotuar 104 milionë euro në bursë, por nëse dëshiron të bësh trataiva, 94 milionë edhe mund të mjaftojnë për të marrë pronësinë. Por, Kristiano Ronaldo është edhe më i kushtueshëm. Të ardhurat minimale në Spanjë është llogaritur të jenë 8,736 euro në vit dhe kartoni i sulmuesit do të mjaftonte për të mbajtur në punë 10,726 punëtorë, duke ulur kështu edhe numrin e të papunëve.
Ronaldo vlen sa:
900 - Apartamente në Barcelonë
1 - Kompani ajrore si “Vueling”
10,726 - Punëtorë për një vit