Rooney: Rikthehemi më të fuqishëm

Goli i vonshëm i Sergio Aguaros ia rrëmbeu titullin Unitedit, të cilët më herët kishin shënuar fitore kundër Sunderlandit, por Rooney beson se sezonin e ardhshëm ata do të përgjigjen.
“Ne do të rikthehemi, ju mos u brengosni për këtë. Do të rikthehemi edhe më të fuqishëm”, tha Rooney për faqen zyrtare të klubit. Sulmuesi foli po ashtu edhe për javën e fundit në kampionat, ku pranoi se ka qenë një ditë e vështirë për tifozët dhe lojtarët.
“Sigurisht, ne nuk kemi dashur që t’u ndodhë diçka e tillë tifozëve. Edhe për ne lojtarët ka qenë shumë e vështirë ta humbim titullin në atë mënyrë. Tifozët tanë kanë qenë të shkëlqyeshëm gjatë tërë ditës, edhe atëherë kur City shënoi golin e parë”, vazhdoi ylli anglez.
Ai po ashtu tha se kanë qenë në dijeni për rezultatin në takimin tjetër, por ka qenë shumë i befasuar me reagimin e tifozëve të Sunderlandit, për të cilët tha se do të duhej që më shumë ta mbështesnin skuadrën e tyre.