E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rose, ilaç për Spurs

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 11:02

Derrick Rose realizoi 18 nga 28 gjuajtjet për bilancin e tij më të mirë në karrierë prej 42 pikëve, derisa udhëhoqi Chicago Bulls drejt fitores 109-99 ndaj San Antonio Spurs. Rose i mundësoi Bullsave të hyjnë në pushimin All-Star në seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme. Ata kanë fituar 15 prej 16 ndeshjeve të tyre të fundit në shtëpi. Ndërsa, San Antonio u mposht vetëm për herë të 10-të këtë sezon dhe Spurs hyjnë në pushim me pesë ndeshje epërsi ndaj Bostonit dhe Miamit me rekordin më të mirë në NBA. Në takimin tjetër, Dirk Nowitzki zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë pas rikuperimit nga lëndimi i gjurit një muaj më parë, duke ngritur Dallas Mavericks në fitore 112-106 ndaj Phoenix Suns. Mavericks regjistruan fitoren e tyre të 13-të në 14 ndeshjet e fundit. Nowitzki realizoi 35 pikë, ndërsa Jason Terry qëlloi dy gjuajtje të lira, 14 sekonda para fundit duke i siguruar Dallasit epërsi prej pesë pikëve. Mavericks u bë ekipi i katërt në ligë dhe i dyti në Konferencën Perëndimore, pas San Antonio Spurs, që fitoi 40 takime këtë sezon.

Chicago-San Antonio 109-99
Chicago: Rose 42
San Antonio: Parker 26

Phoenix-Dallas 106-112
Phoenix: Frye 24
Dallas: Nowitzki 35

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›