Dzekos i nevojitet kohë

Ish menaxheri i Anglisë, Steve McLaren, ka paralajmëruar Roberto Mancinin se Manchester City duhet të presë deri në fillim të sezonit të ri për paraqitjet më të mira nga Edin Dzeko.
Sulmuesi ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje për Cityn, pas ardhjes nga Eastlands muajin e kaluar, dhe mund të mbetet jashtë ekipit për ndeshjen e së dielës kundër Notts County në FA Cup nëse menaxheri Mancini e fton të rikuperuarin Mario Balotelli.
Por, McLaren i cili ka punuar me Dzekon në Wolfsburg para transferimit të tij në Premierligë për 27 milionë funte, beson se yllit boshnjak thjesht i nevojitet kohë për t’u adaptuar në ekipin e Cityt.
“Ata kanë aq shumë sulmues të mirë në City dhe sigurisht se nevojitet kohë për t’u adaptuar, por mendoj se ai është një futbollist që i përshtatet Premierligës. Ju duhet të kujtoni se nganjëherë jo të gjithë prej tyre përshtaten automatikisht. Mendoj dhe shpresoj për të mirën e Roberto Mancinit që kjo të ndodhë këtë sezon, por ndoshta ju do ta shihni Dzekon më të mirë në sezonin e ardhshëm. Jam kënaqur duke punuar me të në Wolfsburg”, tha McLaren për Sky Sports.