E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala vazhdon me Lahtin

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 11:30

Drilon Shala ka vendosur që edhe për një vit ta bartë fanellën e FC Lahtit, edhe pse nga sezoni i ri do të garojë në ligën e dytë finlandeze. Sulmuesi kosovar kishte oferta nga klubet e elitës në futbollin finlandez dhe nga disa ekipe suedeze, por vendosi të vazhdojë me FC Lahtin, ku edhe ka bërë emër.

“E kam vazhduar kontratën me FC Lahtin për një vit. E kam bërë këtë, pasi po dua që ta ndihmoj Lahtin të ngjitet në ligën e parë. Klubi më ka ndihmuar shumë dhe unë po dua që këtë të mirë t’ia kthej”, ka thënë Shala për Express, të premten.

Në anën tjetër trajneri i FC Lahtit, Tommi Kautonen, është i lumtur që sulmuesin me prejardhje nga Prizreni do ta ketë në dispozicion sërish.

“Ne jemi shumë të lumtur që Driloni ka vazhduar kontratën dhe nga ai presim një kontribut të madh”, ka thënë Kautonen për ueb faqen zyrtare të klubit finlandez.
Reprezentuesi i Kosovës që nga viti 2006 është pjesë e FC Lahtit. Me këtë klub 23 vjeçari ka zhvilluar mbi 60 ndeshje, derisa ka realizuar 16 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›