E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosell: Nuk e di si do të pritet Pepe

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka deklaruar se ai nuk e di as vet se si do të pritet mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, kur ai të zbarkojë në fushën e Camp Nou.

Pepe mund të jetë titullar në ekipin e Real Madridit në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, por është pikëpyetje pritja e tifozëve katalanas, pasi portugezi shkeli dorën e Lionel Messit në mënyrë skandaloze në ndeshjen e parë.

“Si do ta presë Camp Nou mbrojtësin Pepe? Ata nuk duhet të mërziten për të dhe të duartrokasin lojtarët tanë, të cilët janë më të mirët”, tha Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›