Benitez dhe Lev alternativat e Perez per stolin

Reali i Madridit mbetet në qendër të vëmendjes, jo për “El Clasico”-n e dytë në Kupën e Mbretit, të mërkurën kundër Barcelonës, por për situatën e tensionuar në skuadër.
Zërat për krisje në skuadrën “merengue” dhe polemikat e Zhoze Murinjos me Sergio Ramos dhe lojtarë të tjerë madrilenë, vazhdon të jetë tema e ditës.
Gazeta “Marca” shkruante se presidenti Florentino Perez ka thirrur mbrojtësin Ramos dhe portierin Kasijas, për të mësuar nga vetë lojtarët çfarë ka ndodhur dhe nëse ato që përfliten në media janë të vërteta.
Gazeta tjetër e kryeqytetit spanjoll, “AS” publikoi një sondazh, ku 61 për qind e tifozëve mendojnë se tekniku portugez do të largohet në fund të sezonit. E përditshmja theksonte se ashtu si ndodhi një vit më parë, në periudhën e debateve me Valdanon, Mou kërcënoi me largim.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, “AS” shkruante se “Murinjo po sillet si Sketino”, duke theksuar se trajneri po mendon të braktisë Realin, ashtu si veproi kapiteni i kroçerës “Kosta Konkordia”, në momentin kur anija po mbytej.
Në anën tjetër, gazeta katalane “Sport” theksonte se presidenti Perez e sheh të pakthyeshëm “divorcin” nga Murinjo në fund të sezonit dhe ka gati zgjidhjen: bëhet fjalë për Rafa Benitez. Ish-trajneri i Liverpulit dhe Interit e njeh mirë Realin, duke qenë madrilen dhe ai nuk do ta refuzonte stolin “merengue”. Kandidatë të tjerë, janë trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv dhe trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Ndërsa francezja “L’Equipe” shkruante se “në situatën e krijuar, Reali rrezikon një krizë nervash”.
Megjithatë, si gjithmonë çdo gjë do të varet nga Murinjo. Jo vetëm në stolin e Realit, por ndoshta edhe në skuadër. Largimi i “Special One”, mund të shoqërohej me spastrime në radhët e lojtarëve. Kjo për faktin se portugezët Kristiano Ronaldo, Pepe, Karvajo, Koentrao si edhe argjentinasi Di Maria kanë të njëjtin menaxher me trajnerin.
Ndërkohë, mbrojtësi Sergio Ramos ka përgënjeshtruar lajmin e polemikave me tone të ashpra me Murinjon. Ai theksoi se “ata që flasin për skuadër të përçarë ose pakënaqësi, gënjen. Pavarësisht atyre që thuhen, grupi është i bashkuar dhe duke punuar së bashku fitoret nuk do të mungojnë”.
nga Spanja vijnë lajmet se Komisioni i Disiplinës ka falur Pepen. Mbrojtësi i Realit nuk është ndëshkuar as pas provës televizive, për episodin ku i shkeli dorën Lionel Mesit. Lojtari do të mund të luajë kundër Barçës në “Kamp Nou”, por vendimi final do të merret nga stafi teknik.