Kupa e Afrikes fiton Gaboni Maroku e nis me humbje
Gaboni debuton me fitore në Kupën e Afrikës 2012. Përfaqësuesja e vendit organizator, së bashku me Guinenë, mposhti Nigerin me rezultatin 2-0 në Grupin C.
Praktikisht sfida u mbyll që prej fraksionit të parë të lojës, me rrjetën e Pier-Emerik Aubamejang, lojtarit të rritur në ekipet zinxhir të Milanit që tashmë luan te Sant Etieni, në minutën e 31-të dhe golin e Stefan N'Guema, vetëm pak çaste përpara pushimit ndërmjet pjesëve.
Në 45 minutat e mbetura, Gaboni mund ta kishte thelluar rezultatin, por Nigeri rezistoi, edhe kur mbeti në inferioritet numeric pas daljes nga fusha të Kakalas së dëmtuar, ndërsa të tre zëvendësimet e lejuara ishin kryer.
Ndërkohë, Tunizia mposhti me rezultatin 2-1 Marokun, duke regjistruar një tjetër surprizë në këtë fazë të parë të Kupës së Afrikës 2012, pas disfatave të Libisë dhe Senegalit.
Edhe pse cilësohet si favorite për të triumfuar, përfaqësuesja marokene zhgënjeu në ndeshen e parë. Kjo edhe për shkak të mbrojtjes solide te kundërshtarëve, që shfrytëzuan rastet e krijuara.
Skuadra e drejtuar nga Erik Gerets kontrolloi lojën, por “Shqiponjat e Kartagjenës” shënuan në rastin e parë të krijuar, kur në të 34-tën Korbi e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje dënimi.
Maroku tentoi të reagonte në pjesën e dytë të takimit, por ashtu sin ë 45 minutat e para, Tunizia I ka goditur sërish në momentin e tyre më të mirë, duke dyfishuar shifrat pas një aksioni personal të M’Sekni.
Marokenët hidhen dëshpërimisht në sulm, duke shkurtuar diferencën me Kharzha, kur kishin mbetur vetëm tre minuta nga koha e rregullt, por goli erdhi shumë vonë dhe nuk mjaftoi.