Guardiola dëshiron ta drejtojë Interin

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona beson se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dëshiron ta lë ekipin aktual për ta drejtuar Interin në të ardhmen. Kontrata e trajnerit spanjoll me klubin katalunas skadon në fund të sezonit, ndërsa ai ende nuk e ka marrë vendimin për vazhdimin eventual të saj.
“Mendoj se nëse Guardiola e lë Barcelonën, ai dëshiron ta marrë në dorë Interin. Ai do të marrë oferta nga e gjithë bota. Pep është trajner i shkëlqyeshëm dhe e ka fatin të punojë me lojtarët më të mirë në botë në Barcelonë”, theksoi trajneri argjentinas në një intervistë për ‘El Economista’.