E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosell krenar me ekipin, përkundër dështimit

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ishte krenar me ekipin e tij pavarësisht disfatës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.

“Ne nuk po shkojmë në shtëpi duarbosh. Ne jemi shumë krenarë. Gjëja më e rëndësishme është ta përgëzojmë Realin”.

“Ne kemi luajtur shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me lojtarët tanë, trajnerët dhe tifozët. Ishte finale dramatike e cila ka mundur të përfundojë ndryshe, por Reali në fund doli fitues”, potencoi Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›