Rosemary DiCarlo sot në Shkup
Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup. DiCarlo do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të institucioneve shtetërore dhe liderët e partive kryesore politike të pozitës dhe opozitës në Maqedoni.
Ambasada amerikane në njoftimin e saj sot bën të ditur se zyrtarja e SHBA-ve së bashku me udhëheqësit shtetëror dhe politik në Maqedoni do të bisedojnë rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe jashtë, duke përfshirë këtu edhe marrdhëniet bilaterale midis SHBA dhe Maqedonisë, zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, diskutimet për formimin e koalicionit qeveritar, çështje të lidhura me Kosovën dhe NATO perspektivat e Maqedonisë.
Vizita e saj pason para 9 korrikut kur Shqipëria dhe Kroacia do të nënshkruajnë zyrtarisht Protokollin e anëtarësimit në NATO.