E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, gjoba të larta për disa linja ajrore

Katër linja ajrore ndërkombëtare kanë rënë dakord t'i paguajnë më shumë se 500 milionë dollarë në gjoba qeverisë amerikane për të zgjidhur pretendimet se ata kanë bashkëpunuar në vendosjen e çmimeve për avionët transportues.

Air France-KLM do të paguajnë sasinë më të madhe, 350 milionë dollarë.

Arritja e kësaj zgjidhjeje është faza e fundit e një hetimi të kryer nga departamenti amerikan i drejtësisë ku janë përfshirë shumë linja ajrore.

Autoritetet e anti-trustit me qeverinë amerikane përcaktuan atë që ata e quajtën konspiracion nga Air France, Cathay Pacific, KLM, SAS dhe Martinair për të shtypur konkurencën duke fiksuar çmimet për kargot ajrore ndërkombëtare.

Scott Hammond, zv/gjeneral, i tha gazetarëve se skema rriste çmimet e paguara për të transportuar miliona dollarë mallra.

Ndihmësi i tij, Kevin O'Connor tha se ''konspiracioni për rregullim të çmimeve në mënyrë të paligjshme minon ekonominë dhe dëmton popullin amerikan që përfundon duke paguar faturën. ''

Sipas njoftimit arrin në afro 1.3 miliardë dollarë totali i gjobave kriminale vënë avionëve të huaj në hetimin që vitin e kaluar vuri nën akuzë British Airways, Korean Airline dhe Qantas Airways.

Japan Airlines ra dakord të paguajë një gjobë prej 110 million dollarë muajin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›