Roshi te Kelni
Në radhë të parë i duhet thënë rrugë të mbarë. Ky është urimi i detyrueshëm për Odhise Roshin, tashmë ish-lojtar i Flamurtarit, i cili do të veshë fanellën e Këlnit në Bundesligë. Mesfushori 20-vjeçar, futbollist i Shqipërisë 21, do të jetë në këtë klub të shquar gjerman për 4 vitet e ardhshëm, të paktën siç parashikon kontrata, ndërsa ky transferim për Këlnin kushtoi zero pasi marrëveshja që e lidhte Roshin me Flamurtarin merr fund bashkë me këtë sezon. Sipas njoftimeve jo zyrtare, rroga e shqiptarit do të jetë 100 mijë euro në sezon, plus edhe shpërblime sipas klauzolave të ndryshme.
Vetëm 5 muaj pas kalimit të Elis Bakajt tek Dinamo e Bukureshtit në Rumani, ja ku vjen edhe një shtegtim tjetër që u lehtësuar nga dy faktorë tepër të rëndësishëm. Së pari, pikërisht sepse Këlni nuk shpenzoi për kartonin e tij, praktikë që ndiqet gjerësisht në Gjermani nga shumica e klubeve. Sa për ilustrim, kemi rastin e Ervin Skelës që gjatë gjithë karrierës në Gjermani u transferua vetëm një herë kundrejt 200 000 eurove dhe në të gjithë rastet e tjerë si lojtar i lirë.
Faktori i dytë që ndikoi të kalimin e Roshit në Gjermani ishte sepse menaxherë për të ishin dy ish-lojtarë të njohur të kombëtares shqiptare si Adrian Aliaj dhe Ervin Fakaj.
Po ashtu, pagesa e Këlnit për të nuk do të jetë stratosferike dhe nuk mund të ishte ndryshe për një 20-vjeçar që pritet të provojë vetveten, ndërsa nuk duhet harruar se edhe Ervin Skela ka luajtur shumë shpesh për 250-300 mijë euro në sezon, ndërsa ishte lojtar i afirmuar.
Le të shpresohet që aventura e Roshit në Gjermani të jetë e suksesshme, pavarësisht nëse do të arrijë të ngulet menjëherë tek Këlni apo do të huazohet diku për të marrë përvojë. Në secilin rast, mbijetesa e tij do të ishte një sukses që do të premtonte të rritej vazhdimisht. Gjasat janë që të ndodhë kështu, pasi Roshi ka talent me shumicë.