E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City distancohet nga Ronaldo

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:56

Manchester City ka mohuar spekulimet rreth paraqitjes së një oferte për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Më herët gjatë kësaj jave qarkulluan njoftime se klubi nga Eastlands përgatit një oferte rekorde prej 150 milionë funte për reprezentuesin portugez. Mirëpo, klubi anglez është distancuar nga njoftimet e tilla.

“Spekulimet që lidhin klubin me Ronaldon janë të pavërteta dhe asgjë tjetër përveç gënjeshtra të gatuara nga mediet. Edhe pse nuk ka dyshim se Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë ai nuk është objektiv i Manchester Cityt”, tha një zyrtar i klubit për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›