Rosi, Vuçiniç e Sançez, Juvja kërkon sulmues
Tre emra për sulmin e Juves të së ardhmes. “Tuttosport” flet për Aleksis Sançez, Xhuzepe Rosi të Villarreal dhe Mirko Vuçiniç. Mbi malazezin e Romës, skuadra e bardhezinjve kishte lëvizur që gjatë merkatos së janarit. Janë tre pista të një peshe mjaft të rëndësishme, në të cilat duhet marrë parasysh konkurrenca e madhe me klubet e tjera. Ndërsa në listën numër dy shfaqet emri i Kevin Gameiro, 23 vjeçarit bomber të Lorient (15 gola në Ligën 1), i cili ka një kontratë deri në 2012, por që ka shprehur dëshirën për të ndryshuar vend sa më shpejt.