E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti: Anëtarët e majtë në KQZ kishin si strategji manipulimin e rezultateve

Në pritje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë zyrtarisht rezultatin e 28 qershorit, Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Zgjedhor, Njazi Kosovarsti bën të ditur se anëtarët e majtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë përdorur një strategji që synonte manipulimin e zgjedhjeve. “Në të gjitha rastet, si për ankimin për Beratin, si për ankimin për Durrësi, për Shkodran apo për Tiranën, i paraqiti kërkesat pa përcaktuar qartë se cilat ishin shkeljet e pretenduara dhe ajo që është më e rëndësishmja, pa paraqitur asnjë lloj fakti apo asnjë lloj argumenti. Në këtë moment dy anëtarë të KQZ, zonja Subashi dhe zoti Laze, kanë ndërhyrë duke i ardhur në ndihmë subjektit zgjedhor duke i thënë, ‘-Ti s’ke prova? -Po. -E bëj unë kërkesën në vendin tënd’. Kjo është antiligjore” shprehet Kosovrasti.

Kolegji Zgjedhor i dha fund të premten ankimimeve të subjekteve politike duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit final të 28 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikim i cili pritet të bëhet në 1 gusht.

Zgjedhjet

Në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë zyrtarisht rezultatin e 28 qershorit, Partia Socialiste vazhdon të këmbëngulë me pretendimet e saj absurde se asnjë nga institucionet e administrimit të zgjedhjeve nuk i kanë dhënë drejtësinë e merituar, pavarësisht se i ka munguar numri i votave në rang republike. Megjithëse gjithçka vërtetohej te fletët e votimit, ku PS nuk ishte e votuar dhe kurrsesi nuk mund të ishte as fituese e zgjedhjeve parlamentare. KQZ, pasi shqyrtoi kërkesat ankimore, Partisë Socialiste i mori në shqyrtim kërkesën e saj për qarkun e Fierit, dhe ne një farë mënyrë e “favorizoi”, duke i dhënë mandatin e 9-të, me kutitë të parregullta, ndërkohë që deri atëherë ky i mandat i takonte Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, që udhëhiqej nga Partia Demokratike. 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike vlerëson punën e organeve kushtetuese që administruan procesin e zgjedhjeve nga fillimi deri në fund dhe thekson se pa punën dhe përkushtimin e këtyre institucioneve procesi zgjedhor mund të kishte pësuar një dëm shumë të madh. 

Akuzat

Partia Socialiste, me kryetarin e saj në largim, Edi Rama, nuk kanë reshtur për asnjë ditë akuzat dhe sulmet politike në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, duke cenuar kështu standardin e zgjedhjeve. Sikur të mos mjaftonin thjesht deklaratat politike, PS akuzonte se institucionet e administrimi të zgjedhjeve ishin vënë në shërbim të politikës dhe në disfavor të Partisë Socialiste. 

Krahas sulmeve, të cilat Rama i bënte në daljet e mediatike, për të mbuluar përgjegjësitë e tij për humbjen e zgjedhjeve, Partia Socialiste paralajmëron se nuk do të njohë qeverinë e re dhe se nuk do të marrë pjesë në parlamentin e ri, që starton më 4 shtator. Megjithatë, me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, Partia Socialiste është forca politike që ka humbur zgjedhjet dhe që do të bëjë opozitën edhe për katër vitet në vijim. 

Sipas Statutit të kësaj partie, kryetarit të saj Edi Rama, i ndërpritet para kohe mandati 4 vjeçar, kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme. Gjithsesi, 

me dorëheqjen e tij, si një akt jo thjesht formal, Edi Rama duhet t’u thotë të paktën, anëtarëve, militantëve dhe votuesve të PS-ës, se i ka humbur zgjedhjet dhe se ata duhet t’i kthehen punëve dhe aktiviteteve të tyre normale, pa gënjyer veten dhe pa dëgjuar gënjeshtrat e Edvinit për një fitore, që PS-ja nuk mundi ta sigurojë në zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›