E Diel, 1 Nëntor 2026

Server: Kufiri i Kosoves me Serbine aty ku eshte - nuk ka levizje

Mendoni se dergimi i forcave speciale ne veri te Kosoves ishte veprim legjitim i kryeministrit Thaci?

Nga pikepamja e Prishtines absolutisht qe ishte veprim legjitim, sepse atje ka nje kufi dhe nuk besoj se dikush e konteston kete. Pra qe aty ka nje kufi te Kosoves. Por cfare konteston Serbia eshte fakti qe sipas saj Kosova nuk duhet te jete e pavarur. Nga pikepamja e Prishtines, forcimi i rregullave te doganave ne kufirin me Serbine eshte absolutisht i ligjshem.

Eshte krijuar pershtypja se dergimi i forcave speciale te Policise se Kosoves ne veri eshte bere me miratimin e heshtur te amerikaneve. Por ne te njejten kohe, Shtepise se Bardhe deklaron se gjerat duhet te koordinohen me bashkesine nderkombetare. Si ta kuptojme kete?

Nuk do t'iu them asgje per kete. Per kete mund te pyesni ambasadorin e SHBA-se ne Kosove, Cristofer Dell. Por sidoqofte, une nuk besoj se dergimi i forcave speciale te Kosoves ne veri ka qene veprim i koordinuar me amerikanet. Une e kuptoje plotesisht se shume njerez ne Serbi dhe ne Kosove besojne se ashtu ishte. Mirepo, ne anen tjeter une nuk besoje qe Kosova do te merrte persiper rrezikun te ndermarr nje veprim te tille, nese Amerika do te thoshte jo, nese do te pyeteshin SHBA-te.

Si e shohin SHBA-te, zgjidhjen e konfliktit ne veri te Kosoves?

SHBA dhe komuniteti nderkombetar ne pergjithesi e shohin zgjidhjen e ketij konfliktit ne veri, qe kufiri te jete saktesisht aty ku eshte sot dhe jo te levizen kufijte per te akomoduar dallimet etnike, kjo eshte shume e rendesishme. Amerikanet dhe evropianet deshirojne qe kufiri te jete saktesisht aty ku eshte sot.

Si e gjykoni qendrimin e perfaqesuesve evropiane ne Kosove per zhvillimet ne veri te vendit? A mund te kishte vepruar EULEX ndryshe ne nje rast te tille?

Kam pershtypjen qe misioni EULEX eshte plotesisht i koordinuar me KFOR-in dhe EULEX. Qe te dy se bashku deshirojne te shohin kontrollin ne ate kufij, dogana funksionale ne ate kufij dhe te ndalet kontrabanda ne pikat nje dhe 31. Kontrabanda demton jo vetem Kosoven, por edhe Serbine, sepse shume mallra kontrabandohen pa paguar taksa edhe per Serbine. Pra, Prishtina, Beogradi, Amerika, Evropa, KFOR-i dhe EULEX-i, te gjithe duhet te jene ne te njejten linje qe kufijte dhe mallrat qe kalojne neper te, te taksohen.

Si i shpjegoni veprimet e fundit te diplomacise gjermane per rajonin, nepermjet vizites se fundit te ministrit te jashtem gjerman Vestervelle ne Kosove dhe te kancelares Merkel ne Beograd javen e ardhshme?

D. Server: Mendoj se mesazhi i ministrit te jashtem gjerman gjate vizites ne Kosove ishte shume i qarte dhe korrekt, qe nuk ka ndarje, kufiri eshte kufi dhe pjesa veriore e Kosoves mbetet pjese e Kosoves. Une besoj shume se kete mesazh do ta percjelle ne Beograd edhe Kancelarja Merkel, por edhe ne biseda private dhe ne publik. Kur Beogradi e degjon qarte prej Gjermanise se kandidimi per ne Bashkimin Evropian varet nga sjellja korrekte ne kufirin Kosove - Serbi, Beogradi do te pranoje dhe do te procedoje ashtu sic duhet per nje plan te perbashket ndermjet Prishtines dhe Beogradit per integrimin e veriut te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›