"Unifikim i sistemit energjetik mes Shqiperise dhe Kosoves"
Qeveria e Shqiperise dhe Qeveria e Kosoves do te bashkepunojne me shume per lidhjen e sistemeve energjitike mes dy vendeve, me qellim zhvillimin ekonomik. Ne takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit Sali Berisha dhe delegacionit se qeverise se Kosoves, te kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, eshte diskutuar per projektet e perbashketa ne linjat e transmetimit te energjise, si dhe projektet e tjera ekonomike. Kreu i qeverise ka theksuar se "kombinimi i burimeve natyrore te prodhimit te energjise te te dy vendeve dhe lidhja e sistemeve energjetike me qellim unifikimin e tyre, nuk eshte gje tjeter vecse rruga drejt krijimit te nje modeli te suksesshem energjitik". Nga ana tjeter, ndertimi i linjave te transmetimit si ajo Tirane-Prishtine, sipas kreut te qeverise, "jo vetem forcon integrimin e sistemeve energjetike, por rrit edhe eficensen e funksionimit te tyre, duke kursyer 20% te burimeve energjitike". Teme e rendesishme e bisedes ka qene dhe zhvillimi i ekonomise se Kosoves dhe masat e marra nga qeveria. Kryeministri Berisha ka theksuar se vendimet e qeverise se Kosoves per privatizimin e sektoreve kryesore te ekonomise jane te rendesishme per te dhene nje zhvillim me te madh. Kryeministri Sali Berisha i quajti keto vendime te guximshme si shume te rendesishme per zhvillimin e shpejte ekonomik te Kosoves duke iu referuar shembullit qeverises te Shqiperise, e cila fale privatizimeve arriti te ngreje te ardhurat per fryme nga 204 dollare ne 1992, ne rreth 8000 dollare sot. "Eshte tashme e faktuar, -tha kryeministri Berisha, - qe menaxhimi i suksesshem dhe eficensa e ekonomise qendron ne anen e sektorit privat". Berisha ka shtuar se edhe ekonomia shqiptare eshte bazuar thellesisht ne privatizime, te cilat jane drejt perfundimit duke mbajtur ne sektorin publik vetem disa asete te rendesishme energjitike, asetet e sektorit te arsimit dhe te shendetesise. Duke folur per bashkepunimin mes dy vendeve, Berisha ka theksuar se synimi i dy qeverive per qytetaret duhet te jete bashkepunimet tregtare, ne fushen e energjise, si dhe ne fushen e bujqesise dhe agro-biznesit. Nga ana e tij, Ministri i Kosoves e falenderoi edhe njehere kryeministrin Berisha, per ndihmen e dhene Kosoves, ne te gjitha fushat dhe konkretisht ne ate ekonomike , duke premtuar per forcimin e bashkepunimit ne fushat e siperpermendura. Ai theksoi se qeveria e Kosoves, do te vazhdonte me zhvillimin e kapaciteteve termike bazuar ne burimet natyrore te Kosoves, te cilat komplementojne zhvillimin e kapaciteteve hidrike dhe eolike te Shqiperise.
Q. Xhani
Q. Xhani