E Shtunë, 31 Tetor 2026

Claudia Cardinale: Isha muza e Fellinit

Aktorja italiano-tuniziane, nje yll i epokes se arte te kinematografise evropiane, e nje seks simbol i viteve '60, edhe pse sot eshte ne moshen 73 vjecare, ka rrefyer se nuk e dinte per adhuruesit e saj shqiptare. Ne konferencen per shtyp te mbajtur dje ne Durres, Claudia Cardinale ka treguar disa nga takimet e saj me regjisoret e medhenj me te cilet ka punuar, si edhe tregoi per filmin e saj "Te jesh italian me zonjen Enrika", qe u prezantua ne naten e trete te edicionit te katert te Festivalit te Filmit ne Durres. Ajo tregoi se Shqiperine e njeh si gjithe italianet e tjere "Eshte hera e pare qe vij dhe jam e mrekulluar nga pritja qe me bete. Do ti shijoj te gjitha ditet qe do jem ketu". Ndersa komentoi disa nga eksperiencat e saj me regjisoret e medhenj. Per sa i perket Fellinit tregoi se "une isha muza e tij, frymezimi i tij, une flisja me te dhe pastaj Marcelo Mastroiani bente cfare i thoshte Fellini". Une jam e privilegjuar, pasi ne vitet '70 kam punuar me regjisoret me te medhenj te kinemase. Per sa i perket filmit C'era una volta il West" te Sergio Leone-s ajo tregoi se " Sergio Leone punonte ndryshe nga gjithe te tjeret. Menyra sesi ai punonte me kameren ishte qe i shkonte sa me afer te mundte portretit tim dhe deri sa mberrinte tek syte e mi, ku aty kerkonte shpirtin. Ky film eshte i pari western ku mes burrave interpreton nje personazh femer, gje qe nuk kishte ndodhur kurre me pare. Por keshtu ndodhi edhe ne filmin "I professionisti". Mua me pelqeu skenari dhe e bera ate film me skena te veshtira dhe madje nuk ka pasur figurante as ne momentin kur mua me terhiqte kali..." Per filmin e ri ajo u shpreh se "Pervec filmit qe u shfaq ne teatrin "Aleksander Moisiu" dje ne mbremje "Te jesh italian me zonjen Enrika", te regjisorit turk Ali Ilhan, kam edhe tre projekte te tjera me regjisore te rinj. Gjeja e rendesishme per mua eshte skenari, nese nuk e pelqej e mbyll dhe nuk merrem me te. Nese me pelqen atehere takoj regjisorin dhe kjo eshte shume e rendesishme se ne kete takim te drejtperdrejte me regjisorin une mund te kuptoj ja vlen te punoj me te apo nuk ja vlen". Gjate dites se djeshme Cardinale pati takim edhe me Presidentin Bamir Topi dhe beri nje vizite ne Institutin Italian te Kultures ne Tirane.

Claudia Cardinale dhe Rade Serbedzija, nderim Bekim Fehmiut

Aktoret Claudia Cardinale dhe Rade Serbedzija kane shprehur ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Durres vleresimet e tyre per aktorin shqiptar nga Kosova Bekim Fehmiu. "Bekim Fehmiu ishte nje nga aktoret me te mire te kinemase", tha dje gjate konferences per shtyp, aktori kroat Serbedzija. Me pas, aktori i njohur per bashkepunimin e tij hollivudian me Fehmiun tha se ndihej i nderuar qe ka qene nje nga miqte e tij. "Bekim Fehmiu ishte shume i zgjuar, shume i ndricuar, ishte njeri fantastik. Jeta e tij ishte fenomenale, edhe ne fund, kur ai u kthye gati ne nje personazh te tragjedive antike", tha aktori Serbedzija duke shtuar se kur filloi lufta dhe Fehmiu nderpreu punen dhe qendroi ne Beograd, mendjen e kishte te vendi i tij. Ndersa aktorja italiane Claudia Cardinale e kujtoi Fehmiun si nje aktor te jashtezakonshem ne bashkepunimin qe ka pasur me te ne filmin "Libera, e dashura ime", te regjisorit Mauro Bolognini.

Izaura Ndoj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›