E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kin Dushi rikthehet në Teatrin Kombëtar



Komedia "Banorët e shkallës Nr. 5" e Kin Dushit do të rivihet në skenën e teatrit pas një mungese të gjatë. Sonila Ulqinaku, pedagoge e fjalës artistike në Akademinë e Arteve, e ka nxjerrë veprën e Dushit nga arkivat e Teatrit Kombëtar dhe planifikon ta ringjisë në skenë në vjeshtë, gjatë ditëve të Festivalit të Teatrit për të Rinj. “Banorët e shkallës Nr .5", për herë të
parë u luajt më 1963-shin. Katër vjet më vonë, autori u dënua me 8 vjet burg në Burrel për arsye të veprave të tij. Në komedinë e Dushit, po ta interpretosh, bëhet fjalë për banorët e një shkalle pallati të survejuar dhe survejues. Të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, të gjithë vëzhgojnë njëri-tjetrin, të gjithë mohojnë nevojat e tyre për hir të asaj që tjetri mendon. Nisur nga kjo mënyrë e të konceptuari Ulqinaku ka vendosur ta aktualizojë veprën e Dushit duke u bazuar në romanin "1984" të George Orëell-it, një vepër e shkruar pas Luftës së Dytë, me shënjestër diktaturat. Kin Dushi u lind në Shirokë të Shkodërs, më 1922. Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore me partizanët. Ndër veprat e Dushit bëjnë pjesë romani "Në gojë të ujkut", "Udha e Velanit" dhe "Kronikë e vendit tim", pastaj "Banorët e shkallës Nr. 5" dhe romanin "Autobiografia". Vepra e fundit që do të shkruante para se të burgosej ishte "Një emër mes
yjeve". Më 1988-ën, Dushi do t’i rikthehet letërsisë deri në vitin1994, kur artisti do të ndahet nga jeta duke lënë përgjysmë veprën "Njeriu me proteza".

19 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›