E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografja gjermane ekspozon në Tiranë



Fotografja gjermane Carina Icking prezanton në ambientet e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjerman “Gap Free” pjesën e parë të një ekspozite fotografike, e cila do të qëndroje e hapur deri në datën 31 shator. Fotografitë e Icking-es pasqyrojnë impresionet e saj nga Ballkani duke paraqitur mënyrën e jetesës dhe zakonet e popullsisë ballkanike. Carin Icking është duke zbatuar një projekt 9 mujor, në kuadrin e së cilit ajo nuk do lërë vend të Ballkanit pa vizituar dhe fotografuar. Qëllimi kryesor i Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjerman “Gap Free” është mbështetja
dhe subvencionimi i dialogut intelektual ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Nis Panairi i Librit në Vlorë

Dje ka nisur Panairi i librit për turistët që për pushimet verore të këtij viti kanë zgjedhur Vlorën. Nga data 18 deri më 23 gusht, në shëtitoren e qytetit, e deri në Skelë, do të vazhdojë edicioni i dhjetë i Panairit të Librit në Vlorë.
Në panair marrin pjesë rreth 50 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, te cilët në stendat e tyre ofrojnë 5000 tituj librash, nga ketë 600 do të jenë libra të rinj. Titujt e ekspozuar zënë një gamë të gjerë botimesh që fillojnë nga letërsia artistike e autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, e deri te librat utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh. Në Vlorë organizohen dy panaire libri gjatë një viti. Një në pranverë, gjatë sezonit shkollor dhe tjetri gjatë
stinës së verës, kur qyteti është i tejmbushur nga turistët.

19 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›