Rrahën mësuesin, kapen vëllezërit binjakë
Dy 19-vjeçarë në kërkim policor u kapën nga policia e Korçës. Vëllezërit binjakë Orsel dhe Ornel Bollguri, përkatësisht nga 19 vjeç, banues në fshatin Potgorie-Korçë kishin rrahur mësuesin e tyre disa ditë më parë.
Konflikti i lindur me njërin prej vëllezërve gjatë orës së mësimit, e ka detyruar mësuesin ta nxjerrë jashtë. Por nxënësi ka thirrur dhe të vëllain dhe në kohën e pushimit kanë goditur mësuesin, i cili më pas ka denoncuar në polici.