E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahja e Bazes, Withers: Nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias

TIRANË- "Nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias dhe gazetarëve". Kështu është shprehur sot ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers në një tryeze për lirinë e medias, duke folur për dhunimin e gazetarit Mero Baze nga biznesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij.

Ai deklaroi se Mero Baze kishte bërë shkrime kritike ndaj abuzuesve dhe për këtë ngjarje të shëmtuar Withers shtoi se duhet përgjigje nga institucionet.

Në fjalën e tij në takimin e unionit të gazetarëve me temë "Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit", Withers inkurajoji gazetarët të mos dorëzohen para presioneve të ndryshme që mund t'u vijnë gjatë punës së tyre.

"Tashmë Shqipëria kërkon të jetë anëtare e BE-së ndaj duhet të tregojë se meriton të anëtarësohet"- tha ai, duke pranuar se rasti Baze nuk është rasti i vetëm i dhunës ndaj medias dhe gazetarëve.



OSBE dhe SHBA dënojnë dhunën: Gazetarët, të lirë

TIRANE (UPDATE) - "Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias. Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike". Keshtu ka deklaruar ambasadori i OSBE ne vendin tone Robert Bosch, pas dhunimit te gazetarit Mero Baze.


Sipas tij, liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike.


Ambasadori Robert Bosch mbështeti reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar, ndërsa nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.

Ambasada e SHBA-së: Është cenuar rëndë liria e shtypit. Autorët para drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ndaj dhunimit të gazetarit Baze, duke e quajtur të papranueshëm ngjarjen e rëndë.


"Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor", thuhet në njoftimin, përcjellë për mediat. "Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit", vijon më tej ambasada e SHBA-së.


Ambasada përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari.


"Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri", përfundon njoftimi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›