E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahu gruan dhe vajzat e kushuririt, gjykata e lë në burg

I akuzuari për dhunë ndaj familjes që kërkoi ndihmë në Ambasadën e SHBA-ve, pranon fajin në gjykatë: “I rraha se më ofenduan, pasi u kërkova llogari se mbushnin ujë në tokën time”.

Gjykata ka lënë në burg Dedë Tucin, përsoni i cili akuzohet se dhunoi famijen e Zef Kolës, në Konaj të Mirditës, ngjarje që u bë e famshme kur kjo famjilje tentoi të hynte në ambasadën e SHBA-ve për të kërkuar mbrojtje. Tuci ka dalë para gjykatës së rrethit gjyqësorë Lezhë dje, duke u njohur edhe me akuzën, e bërë nga ana e prokurorisë, e cili bazuar në dëshminë Zef Kolës, dhe njëkohësisht edhe të raportet mjekësore të bashkëshortes dhe dy vajzave të Kolës ka ngritur edhe akuzën “plagosje e rëndë me paramendim”.

Tuci ka pranuar se ka kryer dhunimin. Para gjykatës ai ka thënë se ndjehej i penduar për këtë dhe se nuk do kishte dashur që gjërat të kishin shkuar deri në këtë pikë. “Ndjehem i penduar për dhunën e ushtruar ndaj kushërijve të mi. Megjithatë më ofenduan, gjatë kërkesë së llogarsisë nga ana ime se përse mbushnin ujë në tokën time, pasi uji është në pjesën time dhe vazhdimisht kemi pasur mosmarrëveshje, por që janë zgjidhur pa incidente”, tha ai para gjykatës. Ndërsa ka shtuar se nuk kishte besuar që i afërmi i tij do ta denonconte edhe pse ky i kishte rrahur gruan dhe vajzat. “Nuk besoja se do të arrinte deri te denoncimi për shkak të lidhjeve të gjakut që kemi”, ka thënë Tuci. Megjithatë ai ka shprehur një farë pendimi duke kërkuar gjykim të shkurtuar, pranuar fajin dhe sqaruar se nuk do ta përsëriste një gjë të tillë. Sherri që duket se ka për motiv ujin, për të cilin Tuci bashkë me një person tjetër ka dhunuar familjen Kola, bëri jehonë në Tiranë pasi katër pjesëtarë të kësaj familje tentuan të hënën në mëngjes të hynin në ambasadën e SHBA në kryeqytet për të kërkuar ndihmë. Më vonë ata sqaruan se tentativa për të hyrë në ambasadën e SHBA-ve kishte ardhur pasi nuk kishin gjetur më parë mbështetje të policia lokale. Kjo e fundit dje ka bërë me dije se kishte kryer arrestimin e agresorit pas denoncimit dhe disa orë para se familja Kola të tentonte të hynte në ambasadën e SHBA-ve. Kryefamiljari Zef Kola nga ana e tij deklaroi për mediat se familja nuk ishte duke kërkuar azil politik, por po mundohej të sensibilizonte nëpërmjet ambasadës organet qeveritare për zgjidhjen e një problemi pronësie 11-vjeçar si pasojë e të cilit ai dhe familja ishin dhunuar disa herë ndërsa denoncimet nuk ishin marrë parasysh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›