E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani në konferencën e të rinjve të djathtë

 

Kryetari i forumit rinor të PD-së, Gerti Bogdani, mori pjesë në konferencën rajonale të drejtuesve të Forumeve Rinore të Partive të Djathta të Ballkanit, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Në fjalën e tij, Bogdani pasi beri një pasqyrim të situatës politike në Shqipëri dhe mbështetjes që mori PD-ja për një mandat të dytë qeverisës në zgjedhjet e 28 qershorit, u ndal në rolin e të rinjve në këtë proces, si një faktor shumë i rëndësishëm në një vend si Shqipëria, që ka ndër moshat mesatare më të ulëta në Evropë. “Problematikat dhe çështjet e të rinjve, për nga vetë ngjashmëria në kulturë dhe histori, janë të ngjashme në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Si të tilla, edhe zgjidhjet apo rruga e ndjekur kanë ngjashmëri në vende të ndryshme mes njëri-tjetrit. Shembulli konkret i kësaj ishte hyrja e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kroacisë në NATO, në prill të këtij viti”, tha Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›