Suedia ndihmë Shqipërisë përmes “Një OKB”
Qeveria e Suedisë do t’i sigurojë mbështetje Shqipërisë, duke kontribuar me 2,9 milionë dollarë përmes programit “Një OKB”. Dy ditë më parë u nënshkrua një marrëveshje midis Elisabeth Stam, e ngarkuara me punë e Ambasadës Suedeze në Shqipëri dhe Përfaqësueses së Përhershme të Kombeve të Bashkuara, Gülden Turkoz-Cosslett, në prezencë të Ministrit të Shtetit, Genc Pollo. E ngarkuara me Punë e Ambasadës Suedeze në Tiranë Stam, tha mes të tjerash se “Suedia mbështet reformën e OKB-së dhe ky fond e vërteton më së miri këtë. Presim me padurim që të shohim rezultatet e ndihmës tonë në terren”. Ndërsa Gülden Turkoz-Cosslett u shpreh se “kontributi financiar i siguruar nga qeveria e Suedisë për programin “Një OKB”, mbështet prioritetet thelbësore të Zhvillimit në Shqipëri. Kontributi i Suedisë gjithashtu tregon angazhimin e saj ndaj reformës së OKB-së.