HEC i Devollit, Berisha: Koncensionet leva e Arkimedit. 4 vitet e ardhshme priten vepra të mëdha
TIRANË-“Koncensionet janë leva e Arkimedit. Dhënia e veprave me koncesion janë zhvillim i qëndrueshëm në vend. Këto vepra të gjitha kthehen në pasuri publike pas afatit të koncesionit”. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha sot në konferencën me temë “Statkraft në Shqipëri dhe projekti i hidrocentralit të Devollit”.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se në 4 vitet që vijojnë shqiptarët do të njohin ndërtime të veprave madhore.
“Kemi firmosur për ndërtimin e 360 HEC-eve, 300 prej tyre janë në përfundim të ndërtimeve. 4 vitet që vijnë Shqipëria do të njohë punimet civile me të mëdha, ndërtime të veprave më të mëdha ndoshta se cdo vend tjetër”.
“Koncesionet janë levë e Arkimedit për të shndërruar në vlera pasuritë ujore dhe ato të vendit. Shekuj e shekuj ujrat e Devollit janë derdhur në det, të fjetura dhe të pavlera. Kjo është përpjekja jonë e madhe në fushën e energjitikës që ka dhe një synim, dhe ka synim zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Këto vepra të gjitha kthehen në pasuri publike pas afatit të koncesionit”.
Më tej Berisha vuri theksin dhe tek investimet duke garantuar se qeveria do krijojë një klimë pozitive për bizneset e huaja. Sipas kryeministrit, nje nder hapat e pare për krijimin e një klime pozitive, ka qenë ulja e taksave.
“Të dashur miq, Shqipëria ka dëshmuar përpjekje shumë serioze si vend tërheqës për investimet tuaja. 5-6 vite më parë vendosëm taksën e sheshtë dhe jam i gëzuar. Parlamenti shqiptar vetëm një javë më parë votoi heqjen e çdo takse dhe tarife për çdo kapital të importuar për kapital në Shqipëri. Hoqëm TVSH për hekurin e celikun që do përdoren për ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri.
Shqipëria do mbetet vendi i taksave të ulëta, do bëjë gjithçka për mjedisin më miqësor, për këta investitore të huaj”.
(d.b/BalkanWeb)